Gjykata Kushtetuese shfuqizoi Marrëveshjen Kolektive në kulturë, vendimi do të vlejë nga 1 prilli 2027

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut vendosi të anulojë nenin 78-lj të Ligjit për Kulturë dhe tërë Marrëveshjen Kolektive për të punësuarit në kulturë. Vendimi do të hyjë në fuqi më 1 prill 2027.

Deri atëherë, Ministria e Kulturës, sindikatat dhe partnerët e tjerë socialë duhet të përgatisin një kontratë kolektive të re, në përputhje me ligjin.

Arsyeja kryesore e vendimit është mungesa e një metodologjie të qartë për llogaritjen e pagave. Sipas Gjykatës, baza për përcaktimin e pagave duhet të jetë e përcaktuar me ligj dhe pastaj të zhvillohet më tej me kontratë kolektive.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, shpjegoi se vendimi u shty për të u dhënë kohë palëve (Ministrisë, sindikatave etj.) që të arrijnë një marrëveshje të re dhe për të shmangur pasojat e menjëhershme. Ai tha se e kupton pakënaqësinë e punonjësve të kulturës që protestuan para Gjykatës, por theksoi se detyra e Gjykatës është të mbrojë rendin kushtetues, jo të marrë vendime popullore.

Gjyqtarja raportuese, Tatjana Vasiq-Boxhadzhieva, theksoi se Kuvendi duhet të ndryshojë Ligjin për Kulturë, duke përcaktuar metodologjinë e llogaritjes së pagave, sistematizimin e vendeve të punës dhe koeficientët e kompleksitetit.

Kontrata Kolektive aktuale është në fuqi që nga viti 2020.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button