Stuhia kërcënon jetën e 1.76 milionë palestinezëve që strehohen në tenda

Një stuhi e fuqishme që pritet të godasë Rripin e Gazës brenda disa ditësh mund të rrezikojë jetën e 1.76 milionë palestinezëve të zhvendosur që jetojnë në tenda, paralajmëroi të martën Zyra për Media e Qeverisë së Gazës, transmeton Anadolu.
Drejtori i zyrës, Ismail al-Thawabta paralajmëroi për një katastrofë të afërt humanitare në një postim në platformën e mediave sociale amerikane X. Ai akuzoi komunitetin ndërkombëtar se qëndron duarkryq ndërsa familjet përballen me rrezikun.
Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të Gazës, Mahmoud Basal paralajmëroi se shirat e rrëmbyeshëm mund të përmbytin tendat që strehojnë mijëra familje ndërsa erërat e forta përbëjnë kërcënim shtesë për kushtet e tyre tashmë të brishta të jetesës. Të tjerë po strehohen në ndërtesa që tashmë rrezikojnë të shembjen, njoftoi ai.
Basal tha se mijëra fëmijë mund të vdesin nga ekspozimi ndaj të ftohtit ndërsa temperaturat bien dhe familjet nuk kanë mjete për të ngrohur tendat e tyre. Ai bëri thirrje për ndihmë urgjente për ata që janë më në rrezik, përfshirë pacientët dhe të moshuarit.
Një stuhi e 6 nëntorit përmbyti 70 mijë tenda, sipas Zyrës së Qeverisë për Media. Me shtëpitë dhe infrastrukturën në të gjithë Gazën të shkatërruar nga lufta e Izraelit, shumë familje të zhvendosura ende jetojnë në tenda të konsumuara që ofrojnë pak mbrojtje nga shiu ose i ftohti.



