Afrim Gashi pas takimit me Plenkoviçin: Synojmë të thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, gjatë vizitës zyrtare në Zagreb, është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç. Në takim është diskutuar avancimi i marrëdhënieve bilaterale, Marrëveshja për Bashkëpunim Strategjik ndërmjet dy qeverive dhe mbështetja kroate për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Gashi ka bërë të ditur se Kuvendi po e trajton me prioritet procesin e ratifikimit të kësaj marrëveshjeje, ndërsa ka riafirmuar përkushtimin për zbatimin e reformave.

“Takimi me Kryeministrin kroat, z. Andrej Plenkoviç, në Zagreb, kishte në fokus avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe perspektivën europiane të vendit tonë.

Vëmendje të veçantë i kushtuam Marrëveshjes për Bashkëpunim Strategjik ndërmjet dy qeverive, e cila krijon një kornizë të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Me këtë rast, e informova Kryeministrin Plenkoviç se Kuvendi po e trajton me prioritet procesit të ratifikimit të saj, i cili pritet të përmbyllet së shpejti. Gjithashtu, përsërita rëndësinë e mbështetjes së Kroacisë për integrimin europian të vendit tonë dhe riafirmova përkushtimin ndaj reformave.

U pajtuam që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona kanë një bazë të qëndrueshme miqësie të cilën synojmë ta avancojmë përmes bashkëpunimit konkret”, ka shkruar Afrim Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button