Komuna e Çairi: Askush nuk mund ta cenojë flamurin kombëtar dhe identitetin shqiptar

Komuna e Çairit ka reaguar pas mesazheve SMS të pakonfirmuara, përmes të cilave pretendohet se nxënësve u ndalohet të sjellin flamuj kombëtarë në shkolla. Nga komuna i kanë cilësuar këto mesazhe si përpjekje për të krijuar frikë dhe pasiguri te prindërit dhe nxënësit, duke siguruar se ato nuk do të ndikojnë në atmosferën festive.

“Dënojmë çdo përpjekje për të krijuar frikë dhe pasiguri te prindërit dhe nxënësit përmes SMS-ve të pakonfirmuara, që pretendohet se ndalojnë sjelljen e flamujve kombëtarë në shkolla.

Këto janë manipulime pas të cilave qëndrojnë qarqe të dyshimta, të cilat nuk ia duan të mirën shqiptarëve.

U bëjmë të qartë se nuk do të arrijnë ta prishin atmosferën festive dhe të mbjellin përçarje mes qytetarëve.

Në Çair askush nuk mund ta cënojë flamurin kombëtar! Askush nuk duhet të guxojë t’i frikësojë fëmijët tanë për identitetin dhe simbolet e tyre kombëtare.

Flamuri është krenari, identitet dhe dinjitet. Festat tona do t’i kremtojmë me krenari, pa frikë dhe pa manipulime!”, thuhet në reagimin e Komunës së Çairit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button