Mucunski në Athinë! Greqia vlerëson përparimin e Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, po merr pjesë në Athinë në takimin ministror të grupit „Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, kushtuar përshpejtimit të integrimit evropian të rajonit. Pritësi i takimit, shefi i diplomacisë greke, Jorgos Gerapetritis, i shprehu urimet Muçunskit, duke vënë në pah përparimin e Maqedonisë së Veriut në transformimin digjital, harmonizimin me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe reformën e administratës publike. Mesazhi kryesor i takimit është se momentumi evropian duhet të ruhet dhe të forcohet. Qëllimi është shkëmbimi i përvojave, tejkalimi i sfidave dhe mbështetja konkrete për anëtarësimin më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button