Behar Rexhepi: Darko, zbato ligjin! Gjuha shqipe nuk është çështje etnike, por obligim ligjor!

Këshilltari i VLEN-it në Komunën e Butelit, Behar Rexhepi, ka reaguar ndaj deklaratave të Darko-s lidhur me debatin për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, duke kundërshtuar përpjekjet për t’i dhënë çështjes karakter etnik.

Rexhepi theksoi se kritikat ndaj Darkos kanë të bëjnë me përgjegjësinë e tij institucionale dhe jo me përkatësinë etnike.

“Qesharake është përpjekja për t’i dhënë karakter etnik një debati që ka të bëjë me zbatimin e ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe”, deklaroi Rexhepi.

Ai gjithashtu iu referua deklaratave të mëparshme të Darkos, duke thënë se fillimisht i kishin quajtur banditë, ndërsa tani pretendohet se mbështeten nga banditët.

Në reagimin e tij, Rexhepi kërkoi që debati të mos zhvendoset nga përgjegjësia institucionale drejt përçarjeve etnike.

“Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe nuk është çështje vullneti, as favor që dikush mund t’ia bëjë dikujt. Është obligim ligjor dhe përgjegjësia jote është ta garantosh zbatimin e tij”, theksoi Rexhepi, duke i bërë thirrje Darkos që ta zbatojë ligjin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button