MPB-ja zgjidh problemin me sigurimin shëndetësor të punonjësve

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është tejkaluar problemi me sigurimin shëndetësor të punonjësve të saj. Pas aktiviteteve të ndërmarra dhe koordinimit me Fondin për Sigurim Shëndetësor, të gjithë të punësuarve në MPB u është rikthyer sigurimi shëndetësor.

Nga Ministria bëjnë të ditur se problemi është zgjidhur me sukses dhe se të gjithë punonjësit tashmë e kanë sërish të siguruar këtë të drejtë.

“MPB-ja mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të punonjësve të saj, si dhe në sigurimin e realizimit të papenguar të të drejtave të tyre nga marrëdhënia e punës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button