Forcat ajrore greke dhe izraelite zhvillojnë stërvitje të përbashkët për furnizim me karburant në ajër

Forcat ajrore greke dhe izraelite zhvilluan një stërvitje të përbashkët për furnizim me karburant në ajër, njoftuan Forcat Ajrore Greke, transmeton Anadolu.
Avionët luftarakë grekë morën pjesë në stërvitje së bashku me një avion cisternë Boeing 707 të Skuadronit të 120-të të Forcave Ajrore Izraelite, njoftuan Forcat Ajrore Greke në një deklaratë.
Stërvitja kishte për qëllim trajnimin e ekuipazheve ajrore dhe ruajtjen e aftësive të tyre në zbatimin e procedurave të furnizimit me karburant ajër-ajër, thuhet në deklaratë.



