Serbia lëshon urdhërarrest për Milan Radoiçiqin

Gjykata e Lartë në Beograd ka lëshuar urdhërarrest dhe ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë për ish-nënkryetarin e Listës Serbe dhe organizatorin e sulmit në Banjskë më 24 shtator 2023, Milan Radoiçiq, transmeton Anadolu.

Gjykata ka konfirmuar për mediat në Serbi se urdhri për paraburgim dhe urdhërarresti janë lëshuar pasi Radoiçiq nuk është paraqitur në stacionin policor më 15 nëntor.

Radoiçiq ishte urdhëruar që të paraqitej në polici dy herë në muaj, më datën 1 dhe 15. Ai ishte paraqitur më 1 nëntor, por nuk ishte paraqitur në datën 15.

Mediat në Serbi po ashtu kanë raportuar se Radoiçiq është larguar drejt Rusisë pas rezultateve të zgjedhjeve, në të cilat partia e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pësoi humbje përballë Listës së Studentëve.

Radoiçiq është shpallur në kërkim edhe nga INTERPOL-i.

Ai konsiderohet nga autoritetet kosovare si organizatori kryesor i sulmit të armatosur në Banjskë, ku u vra rreshteri policor i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Radoiçiq, pesë ditë pas sulmit në Banjskë e kishte pranuar edhe vet se e kishte orgnaizuar sulmin në Banjskë dhe më pas kishte dhënë dorëheqjen nga pozita e nënkryetarit të partisë më të madhe serbe në Kosovë, Listës Serbe.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button