Sali në Samitin e nëntë të Komunitetit Politik Evropian në Dablin: Prioriteti ynë është afrimi me BE-në

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, po merr pjesë në Samitin e nëntë të Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në Dublin të Irlandës, si pjesë e delegacionit të Maqedonisë së Veriut, të kryesuar nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

Në delegacionin shtetëror është edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

Sali tha se në një samit ku siguria, konkurrueshmëria dhe ndërlidhja janë në qendër të agjendës, prioritet mbetet afrimi i vendit me Bashkimin Evropian.

“Prioriteti ynë është ta afrojmë Maqedoninë e Veriut me Bashkimin Evropian”, theksoi Sali.

Ai shtoi se çdo hap në zbatimin e reformave duhet ta afrojë vendin drejt anëtarësimit dhe t’u krijojë qytetarëve e bizneseve mundësi konkrete, përfshirë qasjen graduale në tregun e përbashkët evropian.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button