Sali: Kundërshtarëve të jurisprudencës në shqip dhe Ligjit për përfaqësim të drejtë po u del në shesh interesi

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka reaguar përmes një statusi në Facebook, duke akuzuar kundërshtarët e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe të Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat se kanë interesa të tjera.
“Po dalin në sipërfaqe heronjtë e Altabankës. Kështu po merret vesh edhe pse u pengon zgjidhja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe pse u pengon Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat”, ka shkruar Sali.
Ai ka shtuar se dikujt “ia paskan zënë bishtin me derë”, duke përfunduar me një referencë ndaj Zajazit.



