Shasivari dhe Gërvalla dakordohen për thellimin e bashkëpunimit në drejtësi

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka zhvilluar një takim bilateral me ministren e Drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla, në kuadër të Forumit Ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme, që po mbahet në Budva.
Sipas njoftimit të Shasivarit, në takim është rikonfirmuar bashkëpunimi i mirë ndërmjet dy vendeve dhe është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit institucional në fushën e drejtësisë.
Fokusi i diskutimeve, siç bëhet e ditur, ishte shkëmbimi i përvojave, forcimi i sundimit të ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe avancimi i reformave në përputhje me standardet evropiane.
“Kosova është partner i rëndësishëm për vendin tonë. Bashkëpunimi ynë duhet të jetë i vazhdueshëm, konkret dhe i orientuar drejt rezultateve, në funksion të institucioneve më efikase dhe drejtësisë që garanton besimin e qytetarëve”, ka deklaruar Shasivari.
Ai ka theksuar se marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve përbëjnë një bazë të fortë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të ardhmen.



