InfoTech hap dyert drejt punësimit: 10 bursa falas për studentët e UNT-së, ish-kursistët e saj tashmë po punësohen në kompani të ndryshme!

Akademia InfoTech vazhdon traditën e mbështetjes së studentëve përmes bursave dhe mundësive për aftësim profesional. Kësaj radhe, në bashkëpunim me Kuvendin Studentor të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, ka ndarë 10 bursa për ndjekjen falas të kurseve profesionale.

Pesë bursa janë dedikuar për studentët e Fakultetit të Informatikës, ndërsa pesë të tjera për studentët e fakulteteve të tjera të universitetit.

Kjo nuk është hera e parë që InfoTech ndërmerr iniciativa të tilla. Përkushtimi i akademisë ndaj edukimit praktik është dëshmuar edhe përmes studentëve të saj, të cilët pas përfundimit të kurseve kanë arritur të punësohen në kompani të ndryshme.

Përtej trajnimeve dhe certifikatave, InfoTech po dëshmon se aftësimi profesional mund të shndërrohet në një mundësi reale punësimi dhe zhvillimi të karrierës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button