Haraçina themelon Shoqatën Vullnetare të Zjarrfikësve “Feniks”, kryetar zgjidhet Irfan Shabani

Në Haraçinë është zyrtarizuar themelimi i Shoqatës Vullnetare të Zjarrfikësve “Feniks”, me qëllim forcimin e kapaciteteve për reagim në raste emergjente dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve. Në krye të shoqatës është zgjedhur Irfan Shabani, bëri të ditur kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri.

Beqiri e vlerësoi këtë si një hap të rëndësishëm drejt organizimit të kapaciteteve vullnetare, duke theksuar se shoqata do të simbolizojë guximin, solidaritetin dhe gatishmërinë për të ndihmuar qytetarët në situata emergjente.

“Së bashku për një Haraçinë më të sigurt!”, ka shkruar Beqiri.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button