Irak, 4.000 anëtarë të YBS të lidhur me PKK në Sinxhar do t’i bashkohen Ministrisë së Brendshme

Rreth 4.000 anëtarë të Njësive të Rezistencës së Sinxharit (YBS), degë e organizatës terroriste PKK në rajonin e Sinxharit në Irak do të integrohen në Ministrinë e Brendshme të Irakut dhe në Forcat e Mobilizimit Popullor (Hashd al-Shaabi), deklaroi sot për Anadolu një zyrtar irakian i sigurisë.
Gjenerallejtënant Saad Maan, kreu i Rrjetit Mediatik të Sigurisë së qeverisë irakiane tha se anëtarët e YBS-së do të përfshihen në këto dy institucione.
I pyetur se cilat institucione të sigurisë do ta përfshijnë grupin, Maan tha se anëtarët e tij do t’i bashkohen Ministrisë së Brendshme dhe Hashd al-Shaabi.
Ai shtoi se 4.000 anëtarët që do të integrohen në institucionet irakiane të sigurisë përfshijnë edhe gra.



