Kasami për humbjen e Vuçiqit: Ndryshimi politik në Serbi është lajm i mirë për rajonin

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, e ka cilësuar lajm të mirë për rajonin dhe botën demokratike humbjen e Aleksandar Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit në zgjedhjet në Serbi, duke përshëndetur ndryshimin politik pas 12 vitesh pushtet autokratik.

Në një postim publik, Kasami ka përgëzuar Koalicionin Shqiptar për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare, duke theksuar se bashkimi dhe bashkëpunimi politik janë çelësi i suksesit të shqiptarëve të Luginës.

“Ky rezultat dëshmoi se forca jonë është te bashkimi, bashkëpunimi dhe bashkëveprimi politik”, ka shkruar Kasami.

Ai ka shprehur shpresën se zhvillimet e fundit do të hapin një kapitull të ri për Serbinë, ku do të respektohen të drejtat e pakicave, si dhe sovraniteti dhe pavarësia e vendeve fqinje.

Kasami ka theksuar gjithashtu se e ardhmja e rajonit është integrimi në Bashkimin Evropian, ndërsa politikat hegjemoniste, sipas tij, nuk kanë vend në këtë rrugëtim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button