Aksion policor në Tetovë, gjendet drogë në një lokal – arrestohen dy persona

Më 23.10.2026, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, përkatësisht nga Njësia për Kriminalistikë dhe ekipi mobil „Task Force“, në koordinim me përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Drejtorisë së të Ardhurave Publike, zhvilluan një kontroll aksionar në një objekt hotelierik në Qendrën Tregtare të Qytetit në Tetovë.

Gjatë kontrollit, para lokalit u gjet M.R. (48) nga Tetova, të cilit gjatë kontrollit iu gjet një substancë pluhur e bardhë, pas së cilës u privua nga liria.

Ndërkaq, brenda lokalit, te pronari J.T. (54) nga fshati Trebosh u gjetën 15 paketime me substancë pluhur të bardhë, pas së cilës edhe ai u arrestua.

Të dy personat u mbajtën në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button