Shqipëri, anija turke “TCG Anadolu” merr pjesë në stërvitjen “Neptune Strike 2026”
- Gjatë demonstrimeve ishte edhe Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Baris Ceyhun Erciyes, si dhe zyrtarë të tjerë turq dhe shqiptarë, të cilët vizituan anijen "TCG Anadolu".

Anija Sulmuese Amfibe Shumëqëllimore e Turqisë “TCG Anadolu” ka marrë pjesë në stërvitjen e NATO-s “Neptune Strike 2026” në Shqipëri, si pjesë e fazës së katërt dhe të fundit të stërvitjes, raporton Anadolu.
Gjatë stërvitjes në Bazën Detare Pashaliman në Qarkun e Vlorës u realizuan demonstrime nga anija turke dhe mjete të tjera ushtarake pjesëmarrëse ne stërvitje.
Pjesë u bënë edhe demonstrime nga helikopterë dhe dronët turq “Bayraktar TB3”.
Gjatë ditës së vëzhguesve të shquar i pranishëm ishte edhe Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Baris Ceyhun Erciyes, si dhe zyrtarë të tjerë turq dhe shqiptarë, të cilët vizituan anijen “TCG Anadolu”.
Drejtuar nga Forcat Detare Sulmuese dhe Mbështetëse të NATO-s (STRIKFORNATO), “Neptune Strike 26-4” integron kapacitetet sulmuese detare të Aleancës me forcat ajrore, tokësore dhe amfibe, thuhet në një njoftim nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli.
Sipas njoftimit, kjo fazë e stërvitjes bashkon 17 vende aleate, më shumë se 20 anije detare dhe 40 avionë për rreth 52 aktivitete të koordinuara. Ky cikël i “Neptune Strike” shtrihet nga rajoni i Mesdheut deri në atë të Detit Baltik, me operacione që përfshijnë të tria Zonat e Operacioneve të Përbashkëta të NATO-s.

