Kërkohet burgim i përjetshëm për Trajko Bojkovskin i akuzuar për katër vrasje në Nagoriçanin e Vjetër

Në gjykimin në Gjykatën Themelore në Kumanovë, prokurori publik Ljubomir Lape kërkoi burgim të përjetshëm për 25-vjeçarin Trajçe Bojkovski, i akuzuar për katër vrasje dhe dy tentativa për vrasje.
Prokurori Lape, në fjalën përfundimtare, deklaroi se veprat penale ishin kryer “për të kënaqur instinktet seksuale mbi trupa të pajetë, përkatësisht nekrofili”.
Sipas prokurorisë, te i akuzuari janë vërejtur mungesë empatie, ndjenje faji dhe frike, ndërsa gjatë kryerjes së veprave ai ka qenë i aftë të kuptonte veprimet e tij dhe është përpjekur të manipulojë.
Nga Prokuroria kanë vlerësuar se te i akuzuari nuk ekziston mundësia e risocializimit dhe se ai paraqet rrezik të lartë për përsëritjen e veprave penale..
Aktgjykimi pritet të shpallet në seancën e ardhshme në Gjykatën Themelore në Kumanovë.



