Afrim Gashi pret ambasadorin e ri të Turqisë, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit dypalësh

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pritur në takim ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Turqisë, Alper Aktaş, të cilit i ka uruar mirëseardhje në Shkup dhe sukses në detyrën e re.
“Pata kënaqësinë të mirëpres në takim Ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Turqisë, Sh.T. Alper Aktaş, të cilit i urova mirëseardhje në Shkup dhe shumë suksese në detyrën e tij të re.
Konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore ndërmjet dy vendeve tona dhe diskutuam për prioritetet e ardhshme në drejtim të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.
E sigurova Ambasadorin Aktaş për gatishmërinë time për të kontribuar në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, duke shprehur bindjen se vizioni i qartë dhe vullneti i mirë janë baza determinuese për realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta”, ka shkruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button