Erdogan dhe Putin diskutojnë mbi marrëdhëniet Turqi-Rusi dhe sigurinë në Detin e Zi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, gjatë një bisede telefonike kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.
Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë në platformën turke të mediave sociale NSosyal njoftoi se Erdogan theksoi rëndësinë e përpjekjeve për të garantuar sigurinë e lundrimit në Detin e Zi.
Ai tha se Turqia është gjithmonë e gatshme të kontribuojë në përpjekjet që synojnë nisjen e kontakteve të drejtpërdrejta mes Rusisë dhe Ukrainës.
Gjatë bisedës, Erdogan gjithashtu e uroi Putinin për ditëlindjen e tij dhe për suksesin e partisë së tij në zgjedhjet për Dumën e Shtetit.



