Ish-peshkopi katolik australian dënohet me burgim për abuzim seksual ndaj dy të rinjve indigjenë

Një ish-peshkop katolik australian është dënuar me gjashtë vjet e gjashtë muaj burgim për abuzim seksual ndaj dy të rinjve indigjenë në Australinë Perëndimore, transmeton Anadolu.

Sipas transmetuesit publik australian ABC, 76-vjeçari Christopher Saunders, ish-peshkopi i qytezën Broome, u dënua nga Gjykata e Qarkut e Australisë Perëndimore pasi u shpall fajtor për një akuzë për penetrim seksual dhe 12 akuza për sulm të pahijshëm.

Saunders, i cili dikur ishte një nga klerikët katolik më të lartë dhe më jetëgjatë në detyrë në Australi, do të ketë të drejtë për lirim me kusht në shkurt të vitit 2031.

Veprat penale, raportoi ABC, u kryen ndaj dy të rinjve aborigjenë në rajonin e largët Kimberley të Australisë Perëndimore, përfshirë në rezidencën e Saunders-it në Broome, në pronësi të Kishës si dhe në një pronë tjetër të njohur si “shtëpia e plazhit”.

Gjatë shqiptimit të dënimit, gjyqtari Martin Flynn tha se Saunders kishte shpërfillur të drejtën e viktimave të tij për të marrë vendime vetë për trupat e tyre. Në një deklaratë të lexuar nga gjyqtari, njëri prej viktimave tha se ishte ndier si “një lodër” e përdorur nga Saunders.

Saunders u shugurua prift në vitin 1976 dhe u bë peshkop i qytezës Broome në vitin 1996, duke shërbyer në këtë detyrë për 25 vjet. Akuzat ndaj tij u bënë publike në vitin 2020, duke nxitur një hetim policor që fillimisht përfundoi pa ngritjen e akuzave.

Policia e rihapi më vonë hetimin pas një hetimi të urdhëruar nga Vatikani lidhur me akuzat. Kryepeshkopi Timothy Costelloe, president i Konferencës së Ipeshkvijve Katolikë të Australisë, u kërkoi falje viktimave, duke u shprehur se besimi i tyre ishte “tradhtuar thellësisht nga një udhëheqës i Kishës”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button