Bekim Sali uron Presidenten e re të Kosovës, thekson rëndësinë e bashkëpunimit

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj si Presidente e re e Republikës së Kosovës.
Përmes një statusi në Facebook, Sali i ka përcjellë urimet e tij Presidentes së re, duke i uruar sukses në ushtrimin e detyrës së saj.
“Urime të përzemërta për Presidenten e re të Republikës së Kosovës, profesoreshën Justina Shiroka-Pula!”, ka shkruar Sali.
Ai i ka uruar Shiroka-Pulës “shumë sukses, urtësi dhe përgjegjësi në ushtrimin e detyrës së re, në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”.
Sali është shprehur gjithashtu për rëndësinë e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duke theksuar se dy vendet kanë marrëdhënie të afërta dhe miqësore.
“Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë marrëdhënie të afërta dhe miqësore. Uroj që bashkëpunimi ynë të vazhdojë të thellohet edhe më tej, në interes të qytetarëve dhe të perspektivës sonë të përbashkët evropiane”, ka deklaruar ai.
Në fund, zëvendëskryeministri Sali ka përcjellë urimet e tij edhe për qytetarët e Kosovës.
“Urime Presidentes së re dhe qytetarëve të Kosovës!”, ka përfunduar Sali



