Më shumë se gjysma e qytetarëve në RMV nuk mund të shkojnë në pushim as për një javë

Më shumë se gjysma e qytetarëve të Maqedonisë, pra 55.5% e popullsisë së Maqedonisë së Veriut, nuk mund të përballojnë një pushim njëjavor larg shtëpisë, sipas të dhënave statistikore të publikuara nga Landgeist. Të paraqitura grafikisht në një hartë të Evropës, të dhënat e mbledhura nga Landgeist vijnë nga Eurostat, agjencia statistikore e Bashkimit Evropian.

Sipas kësaj harte, përqindja e familjeve që mund të përballojnë një pushim vjetor njëjavor larg shtëpisë në vendet e BE-së dhe jashtë BE-së ndryshon shumë, varësisht nga standardi i jetesës së qytetarëve në ato vende. Përqindja më e lartë e qytetarëve që nuk mund të përballojnë pushimin vjetor gjatë një viti janë në Kosovë (69.5%), në Mal të Zi (67.2%), në Rumani (62.5%), në Turqi (60.8%), në Shqipëri (58.3%) dhe në Maqedoninë e Veriut (55,0%), ku numri kalon gjysmën e popullsisë.

Kontrasti më i madh me këto vende është situata në vendet ku më pak se 10% e familjeve nuk mund të përballojnë një pushim vjetor prej një jave larg shtëpisë. Këto janë vende si Luksemburgu, ku përqindja e familjeve që nuk mund të përballojnë pushimin vjetor është vetëm 7.6%, Norvegjia (7.9%), Zvicra (8.4%) dhe Islanda (8.6%).

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button