Presidenti Erdogan takohet me familjen e Hind Rajab-it, vajzës palestineze 5-vjeçare të vrarë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur familjen e një vajze palestineze 5-vjeçare, e cila u vra në një sulm izraelit në vitin 2024, kur automjeti me të cilin ajo udhëtonte u vu në shënjestër, raporton Anadolu.

Takimi me dyer të mbyllura me familjen e Hind Rajab u zhvillua në Kompleksin Presidencial në kryeqytetin Ankara.

Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy.

Takimi u zhvillua në prag të përvjetorit të tretë të gjenocidit izraelit në Gaza, i cili filloi më 7 tetor të vitit 2023.

Hind Rajabu vra më 29 janar të vitit 2024 në Qytetin Gaza, së bashku me gjashtë anëtarë të familjes së saj, kur automjeti me të cilin po udhëtonin u vu nën zjarrin e ushtrisë izraelite.

Izraeli vazhdon të shkelë armëpushimin që hyri në fuqi më 10 tetor të vitit 2025, me 1.460 palestinezë të vrarë dhe 5.116 të plagosur në sulme vetëm që atëherë.

Që nga fillimi i gjenocidit në tetor të vitit 2023, më shumë se 74.000 palestinezë janë vrarë dhe mbi 175.000 janë plagosur, ndërsa rreth 90 për qind e infrastrukturës së Gazës është dëmtuar ose shkatërruar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button