Kapen 11 kilogramë kokainë në Austri, tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve

Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë Schwechat. Në mesin e të arrestuarve janë tre shtetas shqiptarë dhe tre italianë.

Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike, gjatë një operacioni të zhvilluar në afërsi të qytetit Schwechat, në Austrinë e Poshtme, transmeton albinfo.ch.

Sipas autoriteteve, në mesin e të arrestuarve janë tre shtetas shqiptarë, të moshave 46, 42 dhe 38 vjeç, si dhe tre shtetas italianë, të moshave 72, 53 dhe 23 vjeç.

Hetuesit kishin siguruar një kartë çelësi për një dhomë hoteli në Austrinë e Poshtme. Gjatë kontrollit të dhomës, policia gjeti rreth 11 kilogramë kokainë, një shumë parash të gatshme dhe disa telefona celularë.
Operacioni është zhvilluar pranë Schwechat, qytet që ndodhet në afërsi të Vjenës dhe i përket distriktit Bruck an der Leitha.
Lajmin për arrestimet e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë austriake, Irina Steirer, shkruan albinfo.ch.

Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me identitetin e të arrestuarve apo rolin e tyre të dyshuar në rast.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button