Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi uron Gjermaninë për Ditën e Bashkimit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, me ftesë të Ambasadores së Republikës Federale të Gjermanisë, Sh.S. Petra Drexler, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

Gashi theksoi se kjo ditë përbën një kujtesë për të gjithë Evropën se ndarjet nuk janë të përjetshme dhe se liria, demokracia, dialogu dhe bashkëpunimi mund të kapërcejnë muret që ndajnë njerëzit dhe shoqëritë.

Me këtë rast, Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhe për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve.

Gashi gjithashtu i përcolli Ambasadores Petra Drexler urimet më të mira për popullin dhe shtetin gjerman me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button