Akademikë nga vendet e Ballkanit u mblodhën në kongresin për arsim dhe shkencë
Në kongres u përfaqësuan universitete nga Bullgaria, Turqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Greqia, Serbia dhe Kosova

Në Bullgari u mbajt Kongresi i 17-të Ndërkombëtar Ballkanik për Arsim dhe Shkencë, ndër organizatorët e të cilit është edhe Universiteti i Trakya-s, transmeton Anadolu.
Sipas njoftimit të universitetit, në kongresin e organizuar me temën “Rritje e qëndrueshme në arsim: Njeriu, teknologjia dhe etika” morën pjesë më shumë se 150 akademikë, studiues dhe studentë.
Në kongres u përfaqësuan universitete nga Bullgaria, Turqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Greqia, Serbia dhe Kosova.
Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Trakiya-s mori pjesë në kongres me zëvendësrektorin dhe dekanin e Fakultetit të Edukimit, prof. dr. Eylem Bayir, si dhe me stafin e tij akademik.
Në hapjen e kongresit, krahas Bayir, pjesëmarrësve iu drejtuan prof. dr. Gencho Valchev nga Universiteti i Trakisë, prof. Ivan Prskalo nga Universiteti i Zagrebit, prof. Lulzim Ademi nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, prof. dr. Nenad Vuloviq nga Universiteti i Kragujevcit, prof. dr. Tassos Anastasios Mikropoulos nga Universiteti i Janinës dhe prof. Milen Zamfirov nga Universiteti i Sofjes.
Në programin shkencor u trajtuan temat e arsimit të qëndrueshëm, transformimit digjital, inteligjencës artificiale, etikës në arsim, arsimit gjithëpërfshirës dhe trajnimit të mësuesve.
Në kongres u vlerësuan gjithashtu mundësitë për bashkëpunim në kërkime të përbashkëta dhe projekte ndërkombëtare mes vendeve dhe universiteteve.


