SHBA, arrestohet një grua nën dyshimin se vepronte si agjente e paregjistruar e Kinës

Autoritetet amerikane arrestuan të dielën një grua nga Kalifornia në aeroportin ndërkombëtar të Los Anxhelosit, teksa po përpiqej të udhëtonte drejt Kinës, transmeton Anadolu.
Wanying Zhang, e njohur si “Heather”, 34 vjeçe, nga Irvine, u arrestua nga zyra e FBI-së në Los Anxhelos mbi bazën e një kallëzimi federal, ku akuzohet se ka vepruar si agjente e paregjistruar e Republikës Popullore të Kinës, tha prokurori i parë ndihmës i SHBA-së, Bill Essayli, në platformën amerikane të mediave sociale X.
Sipas një deklarate nën betim, Zhang udhëtoi në Seattle në vitin 2025 dhe me udhëzim të zyrtarëve kinezë, përgjonte një të afërm të afërt të një zyrtari të qeverisë tajvaneze, tha Essayli.
Ajo dyshohet se u dërgoi zyrtarëve kinezë fotografi, video dhe informacione për targat e automjeteve si dhe koordinoi udhëtimin me një bashkëpunëtor, duke përdorur metoda për të shmangur zbulimin.
“Zhang dyshohet se nuk e njoftoi prokurorin e përgjithshëm të SHBA-së se po vepronte në emër të një qeverie të huaj”, tha Essayli.
Ajo pritet të dalë për herë të parë sot para një gjykate federale në Los Anxhelos.



