Shifër marramendëse: 1.6 miliardë euro u “dogjën” në kazino dhe bastore për 6 muaj!

Afro 1.6 miliardë euro janë shpenzuar në lojërat e fatit në Maqedoninë e Veriut gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti.
Sipas të dhënave të Administratës së të Ardhurave Publike, qytetarët e vendit dhe shtetasit e huaj kanë paguar shuma të mëdha në kazino, klube të automateve dhe bastore.
Pjesa më e madhe e parave është luajtur në aparate elektronike, ndërsa kazinoja dhe bastoret vazhdojnë të kenë një pjesë të konsiderueshme të tregut.
Shifrat vijnë në një kohë kur kanë nisur të zbatohen masat për largimin e objekteve të lojërave të fatit nga shkollat dhe institucionet arsimore.
Operatorët e sektorit kundërshtojnë këto masa, duke argumentuar se zhvendosja e lokaleve nuk do ta ndalojë lojën e fatit, por mund të nxisë zhvillimin e lojërave të paligjshme dhe aktivitetit jashtë kontrollit shtetëror.



