Dy fëmijë 14-vjeçarë të lënduar rëndë në një aksident të rëndë trafiku me tre makina në Gostivar

Dy fëmijë 14-vjeçarë janë lënduar rëndë në një aksident trafiku në Gostivar, në të cilin kanë marrë pjesë tre makina dhe është dëmtuar edhe një automjet i parkuar.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), aksidenti është raportuar dje natën në orën 22:10 dhe ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Kej Vardar” dhe “Tode Bogdanovski”.
Në përplasje kanë marrë pjesë një “Golf” i drejtuar nga 18-vjeçari E.R., një “Golf” tjetër i drejtuar nga 19-vjeçari B.A. dhe një “BMW” i drejtuar nga 25-vjeçari M.M., të gjithë nga Gostivari. Në aksident është përfshirë edhe një automjet i parkuar “Passat”, pronë e 54-vjeçarit E.S.
Më rëndë kanë pësuar dy pasagjerët 14-vjeçarë. Pasi u është dhënë ndihma mjekësore në Qendrën Urgjente në Gostivar, ata janë transportuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Me lëndime trupore janë dëmtuar edhe dy shoferët e “Golfeve”, B.A. dhe E.R., si dhe pasagjerët A.S. dhe B.L.
Vëzhgimin në vendin e ngjarjes e ka kryer një ekip i Policisë së Gostivarit.



