Paraburgim për një person nën dyshimet se ka korruptuar një zyrtar të Ministrisë së Ekonomisë

Prokuroria ka kërkuar paraburgim për një të akuzuar nën dyshimet se ka kryer veprën penale – ryshfet, vepër e dënueshme në bazë të nenit 358, paragrafi 1 në Kodin Penal.
I akuzuari për dhënie të ryshfetit pritet të dënohet nga 1 deri 10 vjet, ndërkohë ai akuzohet edhe për vepra të tjera penale.
Në lidhje me mundësinë për ikje nga drejtësia, prokurori publik deri të Gjykata Themelore Penale në Shkup ka propozuar ngritjen e masës së paraburgimit.



