Zv/kryeministri i parë Bekim Sali takon përfaqësuesin e BE-së: “Përkushtim për zbatimin në kohë të reformave”

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka zhvilluar takim me Stefano Elleron nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, me të cilin ka diskutuar për reformat, fondet evropiane dhe prioritetet për periudhën e ardhshme financiare të BE-së.

“Në takimin me Stefano Ellero nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, i urova mirëseardhje në Maqedoninë e Veriut dhe një mandat të suksesshëm, duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë.

Diskutuam për zbatimin e Agjendës së Reformave, shfrytëzimin efektiv të fondeve IPA dhe planifikimin e prioriteteve në kuadër të Kornizës së ardhshme Financiare Shumëvjeçare të BE-së për periudhën 2028–2034.

Theksova përkushtimin tonë për përmbushjen në kohë të reformave dhe për orientimin e mbështetjes evropiane drejt investimeve dhe rezultateve konkrete për qytetarët.

Vlerësojmë mbështetjen e Delegacionit të BE-së dhe dialogun e hapur me partnerët tanë evropianë. Koordinimi i mirë dhe institucionet e përgatitura janë thelbësore për t’i kthyer mundësitë në përfitime të prekshme”, ka shkruar Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button