Seancë e Këshillit Gjyqësor, në rend dite raportet tremujore për punën e gjykatave për periudhën prill–qershor 2026

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancën e 557-të, në rendin e ditës të së cilës janë disa pika.

Mes tyre është shqyrtimi dhe miratimi i raporteve tremujore për punën e gjykatave për periudhën prill–qershor 2026.

Në rend dite është edhe miratimi i raportit pas konkursit për zgjedhjen e kryetarëve të Gjykatës Themelore të Gostivarit, Gjykatës Themelore të Dibrës dhe Gjykatës Themelore të Shën Nikollës.

Këshilli Gjyqësor do të shqyrtojë gjithashtu raportin e Komisionit për verifikimin e afatit të aplikimeve dhe plotësinë e dokumentacionit pas konkursit për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës së Apelit Shkup dhe Gjykatës Themelore të Strugës.

Në rend dite do të jetë edhe raporti nga vizita e punës në Gjykatën Themelore Penale Shkup.

Në seancën e sotme do të shqyrtohen edhe zgjedhja dhe shkarkimi i gjyqtarëve porotë, si dhe diskutimi dhe vendimmarrja lidhur me raportet për gjendjen e konstatuar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button