Gashi: Unë besoj në drejtësinë dhe shenjtërinë e luftës së UÇK-së

Kryetari i Parlamentit të Republikë së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin Politiko në Kanal 10.
Vuçiqi e përmendi dhe kritikoi për shkak që mbrojti katërshen e UÇK-së, ja si i kundërpërgjigjet Gashi.
“ Nuk pres diçka tjetër prej tij, por kjo vetëm ma shtoi bindjen se jemi në të drejtë. Mendoj që nuk kishte pse të na përmend neve, megjithatë, kur unë e bëjë një deklarim dhe e shpalos një qëndrim timin, atë e bëjë duke qenë i bindur në atë që unë e besoj. Dhe ajo lidhet me ndërtimin tim kombëtar, kulturor, intelektual, politik e kështu me radhë. Nëse ne mbetemi duke llogaritur se kush cfarë qëndrimi do të ketë dhe si do të reagojnë njerëzit pas qëndrimeve tona mendoj se asnjëherë nuk mund të japim qëndrime. Unë e ndjeva të domosdoshme të shpalos qëndrimin tim si shqiptarë dhe si një njeri i cili një pjesë të madhe të familjes e ka në Kosovë të cilët kanë vuajtur nga ai regjim dhe nga ajo luftë. Prandaj, mendoj se e di saktë se pse është bërë ajo luftë. Drejtësia dhe shenjtëria e asaj lufte. Prandaj e kisha të domosdoshme të deklarohem dhe të bëjë distikcion të qartë mes asaj se cfarë ishte lufta, qëllimi i luftës, pse është organizuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Dhe në fund, krimet eventuale që kanë ndodhur ato mund të janë individuale dhe asnjëherë nuk mund të njollosin luftën e drejtë të UÇK-së për çlirimin e Kosovës ”, deklaroi Gashi.



