Pas videos së publikuar në rrjetet sociale, 62-vjeçari nga Tetova dorëzohet në polici, dyshohet për dhunim të fëmijës nën 15 vjeç

Më 25.09.2026 në orën 21:45, pas një videoje të publikuar paraprakisht në rrjetet sociale, në Stacionin Policor të Tetovës është dorëzuar vetë R.N. (62) nga një fshat i Tetovës.

Me udhëzim të prokurorit publik nga PTHP Tetovë, personi është privuar nga liria për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „dhunim i fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjet“ sipas nenit 188 të Kodit Penal.

Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme dhe për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rastit. përcjell Zhurnal.mk .

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button