Bekim Sali dhe Mickoski takohen me Kurtin në New York: Bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës është i rëndësishëm për rajonin

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, ka zhvilluar takim bilateral me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Nju Jork.
“Së bashku me Kryeministrin Hristijan Mickoski, mora pjesë në takimin bilateral me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Nju Jork.
Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë fqinjë me lidhje të afërta mes qytetarëve tanë. Bashkëpunimi dhe komunikimi i rregullt mes institucioneve tona kanë rëndësi për zhvillimin e të dy vendeve dhe për stabilitetin e rajonit.
Në takim shkëmbyem pikëpamje për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për ta forcuar bashkëpunimin. Do të vazhdojmë të punojmë që fqinjësia jonë e mirë të sjellë më shumë mundësi dhe rezultate konkrete për qytetarët”, ka shkruar Sali.



