Bekim Sali dhe Hristijan Mickoski takohen me kryeministrin kroat në Nju Jork

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, ka zhvilluar takim bilateral me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Së bashku me Kryeministrin Hristijan Mickoski, mora pjesë në takimin bilateral me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Kroacia është një mik dhe partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona mbështeten në dialog të vazhdueshëm, mirëkuptim dhe interes të përbashkët për një rajon të qëndrueshëm e të lidhur më mirë.

Takimi ishte një mundësi për të shkëmbyer pikëpamje mbi bashkëpunimin bilateral dhe zhvillimet në rajon. Vlerësojmë miqësinë me Kroacinë dhe angazhimin për t’i dhënë bashkëpunimit tonë përmbajtje konkrete, në dobi të qytetarëve të të dy vendeve”, ka shkruar Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button