Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali në Nju Jork: Diskutime për përshpejtimin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka zhvilluar një takim pune në Nju Jork me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, si dhe me përfaqësues të vendeve të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.

Sali ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë për perspektivën evropiane të rajonit. Në takim është diskutuar edhe për ruajtjen e zgjerimit në agjendën politike dhe dhënien e një shtyse të re procesit të integrimit evropian.

“Mëngjes pune në Nju Jork me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, si dhe me përfaqësuesit e vendeve të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.

Vlerësojmë lart mbështetjen e vazhdueshme të miqve dhe partnerëve tanë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Diskutuam mbi mënyrat për ta mbajtur zgjerimin lart në agjendën politike dhe për t’i dhënë një shtysë të re, konkrete dhe të besueshme procesit të integrimit evropian të rajonit.

Partneriteti i fortë dhe angazhimi i përbashkët janë thelbësorë për avancimin e Ballkanit Perëndimor drejt familjes evropiane”, ka shkruar Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button