Pronarët e veturave me naftë në Hungari do të marrin ndihmë financiare nga shteti

Qeveria hungareze do t’u japë ndihmë financiare një pjese të shoferëve në vend, për t’i ndihmuar të përballojnë rritjen e menjëhershme të çmimeve të karburanteve të shkaktuar nga lufta në Iran, transmeton DPA. Sipas rregullores qeveritare të publikuar të premten në Gazetën Zyrtare të Hungarisë, pronarët e automjeteve me motor dizel me fuqi më të ulët se 110 kilovatë (150 kuaj fuqi) do të marrin nga 5.000 forinta (15,7 dollarë) në muaj, nga shtatori deri në dhjetor.

Çmimet e karburanteve në Hungari u rritën ndjeshëm pas fillimit të luftës në Iran në shkurt. Një litër benzinë (95 oktanë) në shumicën e pikave të karburantit kushton mesatarisht 1,77 euro (1,90 dollarë), ndërsa një litër dizel arrin deri në 1,90 euro. Për të përfituar nga ndihma financiare, pronarët e automjeteve nuk duhet të paraqesin kërkesë. Administrata Tatimore e Hungarisë, e cila disponon edhe të dhënat për regjistrimin e automjeteve, do t’ua transferojë automatikisht shumat përkatëse atyre që i plotësojnë kushtet.

Kryeministri Peter Magyar e arsyetoi vendimin për kufizimin e ndihmës vetëm për drejtuesit e automjeteve me naftë, me shpjegimin se çmimi i këtij lloji të karburantit është rritur veçanërisht shumë gjatë periudhës së fundit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button