Laporta zbulon prapaskenat e transferimit të Julian Alvarez: Atletico ishte gati ta shiste kudo, por jo te Barcelona

Saga e Julian Alvarez ishte një nga temat kryesore të merkatos së verës, me sulmuesin argjentinas që kërkonte largimin nga Atletico Madridi dhe një transferim te Barcelona.

Megjithatë, klubi madrilen nuk ishte i gatshëm ta lejonte kalimin e tij te Barcelona, pavarësisht interesimit të katalanasve.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për prapaskenat e kësaj çështjeje, duke pretenduar se Atletico Madridi ishte i gatshëm ta shiste Alvarez te çdo klub tjetër, përveç Barcelonës.

“Atlético ka treguar fytyrën e vërtetë. Ata vepruan sikur të ishin pala e ofenduar – nuk kishin asnjë mënyrë për të justifikuar qëndrimin e tyre”, ka thënë Laporta.

Ai ka treguar se kishte komunikuar personalisht me Miguel Ángel Gil Marín, presidentin ekzekutiv të Atletico Madridit.
“Pasi pati bisedime midis klubeve, unë personalisht fola me Gil Marín. Ai më tha se Julián nuk do të vinte sepse nuk kishin një alternativë… dhe pastaj Atlético reagoi në mënyrë të papërshtatshme. Nuk e di se çfarë e shkaktoi. Mund ta imagjinoj pse, por nuk kam prova”, ka deklaruar Laporta.
Më tej, kreu i Barcelonës tha se nga raportimet që kishin marrë, Atletico ishte i gatshëm ta transferonte argjentinasin te çdo klub në botë, por jo te Barcelona.

“Ne po dëgjonim raportime se ata do t’ia shisnin kujtdo në botë përveç Barçës. Dhe ky është rasti… ata ishin në fakt të gatshëm ta shisnin Julián në çdo klub në botë, por jo neve. Është tashmë e kaluara, tani jemi shumë të lumtur me skuadrën tonë”, ka përfunduar Laporta.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button