Sot temperatura deri në 32 gradë, pasdite priten reshje lokale shiu

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare, njofton Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike.

Gjatë pasdites priten reshje të herëpashershme lokale shiu, ndërsa në disa vende do të ketë kushte për reshje të shkurtra dhe të rrëmbyeshme, si dhe shfaqje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugor.

Temperatura maksimale do të lëvizë nga 26 deri në 32 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Pasdite, në disa pjesë të luginës, priten reshje të herëpashershme shiu, si dhe kushte për reshje të shkurtra dhe të rrëmbyeshme dhe bubullima të rralla.

Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugor, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 31 gradë Celsius.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button