Lot dhe pikëllim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Lot dhe pikëllim kanë mbizotëruar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Trupi Gjykues i shpalli fajtorë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin për veprat penale të përcaktuara në aktgjykim, duke i dënuar me gjithsej 81 vjet burgim.

Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqi me 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Koha e kaluar në paraburgim do t’u llogaritet në vuajtjen e dënimit, sipas vendimit të gjykatës.

Vendimi është përcjellë drejtpërdrejt edhe në Prishtinë, ku qindra qytetarë ishin mbledhur në sheshin “Skënderbeu” para ekranit gjigant të vendosur për transmetimin e seancës nga Haga.

Pas kumtimit të dënimeve, në shesh janë parë qytetarë të përlotur dhe të pikëlluar, ndërsa atmosfera është rënduar dukshëm.

Fotografitë e realizuara nga fotoreporteri i Telegrafit në sheshin “Skënderbeu” pasqyrojnë reagimet e qytetarëve pas shpalljes së aktgjykimit.

Rasti ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit lidhet me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, për ngjarje të periudhës nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999.

Procesi gjyqësor kishte nisur më 3 prill 2023, ndërsa procedurat e provave ishin mbyllur në dhjetor të vitit 2025.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button