Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti: Sot “Remzi Hoxha”, nesër rrugët e tjera në gjithë Çairin

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me ekipin komunal, ka inspektuar punimet në lagjen Sahat Kulla, ku po bëhet asfaltimi i një pjese të rrugës “Remzi Hoxha”, me sipërfaqe prej 850 metrash katrorë.

Ky investim është pjesë e punimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë pjesë të Çairit. Paralelisht, të gjitha objektet janë lidhur me sistemin e ri të ujësjellësit, ndërsa po vazhdon edhe çaktivizimi i rrjetit të vjetër.

Pas përfundimit të këtyre ndërhyrjeve, Komuna e Çairit do të vazhdojë me asfaltimin dhe rregullimin e rrugëve të tjera në lagje.

“Sot ‘Remzi Hoxha’, nesër rrugët e tjera, në gjithë Çairin”, është mesazhi i Kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, për vazhdimin e investimeve në infrastrukturën e komunës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button