Një i vdekur dhe 25 të zhdukur pas fundosjes së varkës me emigrantë pranë Kretës

Një person ka humbur jetën dhe 25 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë që transportonte emigrantë u fundos të dielën në brigjet e ishullit Gavdos, në jug të Kretës.

Roja bregdetare greke ka arritur të shpëtojë 51 persona, ndërsa është nisur një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi në zonën detare rreth 38 milje në jug të Gavdos.

Në operacion janë angazhuar anije patrulluese, një helikopter dhe një dron, si dhe anije tregtare. Kërkimet po zhvillohen me mbështetjen e Frontex-it.
Autoritetet greke bëjnë të ditur se erërat e forta po e vështirësojnë operacionin, ndërsa kërkimet kanë vijuar edhe të hënën për gjetjen e personave të zhdukur.
Zona detare mes Libisë dhe Kretës e Gavdos është shndërruar në një nga rrugët e përdorura nga emigrantët dhe azilkërkuesit që synojnë të mbërrijnë në Greqi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button