Rama, “thikë pas shpine” Pacollit për izraelitin Ron Yeffet

Ajo që nuhatej duket se po qartësohet: edhe areoporti i Vlorës do i jepet izraelitit famëkeq Ron Yeffet, njeriut që po merr në dorë sektorët strategjike të ekonomisë shqiptare, para të cilit Damir Fazlliç i Berishës dikur po na ngjan lule.
Me Ramën, qartë edhe pse pabesueshëm, Shqipëria po pushtohet ditë pas dite nga Izraeli, jo domosdoshmërisht me armë.
Siç raportojnë disa media, është MABCO e Behgjet Pacollit e cila ka akuzuar zyrtarisht qeverinë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit se po ja merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë biznesmenit izraelit Ron Yeffet.
Pretendimi i bujshëm është pjesë e padisë që MABCO ka bërë në Gjykatën e Arbitrazhit në Londër për të kërkuar masë sigurie mbi prishjen e kontratës nga qeveria shqiptare.
Pacolli ka ndarë me publikun shumëçka mbi mënyrën se si po i merrej një areoporti, por këtë detaj jo. Pra, nuk e ka atakuar kurrë drejtpëdrejt Ramën, duke e kursyer ndoshta për hir të miqësisë, edhe pse ngjante paradoksale që Rama të ishte thjesht spectator.
Nga ana tjetër, kishte shenja të qarta se një dorë izraelite ishte futur në lojë.
Raportohet se MABCO ka pajtuar studion e njo



