Ekspert francez në Ministrinë për Çështje Evropiane, Sali: Kontribut i çmuar për integrimin në BE

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka zhvilluar takim me ambasadorin e Francës në vend, Christophe Le Rigoleur, si dhe ka mirëpritur ekspertin francez Jérôme Kelle, i cili do të angazhohet në Ministrinë për Çështje Evropiane.
“Kënaqësi të takohem me Ambasadorin e Francës në Maqedoninë e Veriut, z. Christophe Le Rigoleur, dhe të mirëpres ekspertin francez Jérôme Kelle, i cili do të angazhohet drejtpërdrejt në Ministrinë për Çështje Evropiane.
Mbështetja dhe ekspertiza franceze janë një kontribut i çmuar në forcimin e kapaciteteve tona dhe avancimin e procesit të integrimit evropian”, ka shkruar Sali.



