Bekim Sali uron Kurtin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për votimin e Qeverisë së re, duke e cilësuar këtë një hap të rëndësishëm për funksionimin e plotë të institucioneve të Kosovës.
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për votimin e Qeverisë së re, duke e cilësuar këtë një hap të rëndësishëm për funksionimin e plotë të institucioneve të Kosovës.Ky është një hap i rëndësishëm për konstituimin dhe funksionimin e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës. Kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së re u uroj shumë suksese në përgjegjësinë e tyre dhe punë të mbarë në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmes së Kosovës.
Si vende mike dhe vëllezërore, Maqedonia e Veriut dhe Kosova vazhdojnë të kultivojnë marrëdhënie të veçanta dhe interesa të përbashkëta, prandaj besoj edhe në vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit tonë në të gjitha fushat.
Urime dhe shumë suksese!”, ka shkruar Sali.



