Vrasja në Duqanxhik të Shkupit, kallëzim penal ndaj dy personave

Njësiti kundër Krimit të Dhunshëm pranë SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal ndaj R.K. dhe I.S., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “vrasje”, lidhur me gjuajtjet më 6 shtator në Duqanxhik të Shkupit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në afërsi të kryqëzimit të rrugëve „Prohor Pçinski“ dhe „Vojdan Çernodrinski“.

“Kallëzimi penal ka të bëjë me ngjarjen e datës 06.09.2026, rreth orës 23:30, në afërsi të kryqëzimit ndërmjet rr. ‘Prohor Pçinski’ dhe rr. ‘Vojdan Çernodrinski’ në Shkup, kur nga një motoçikletë me dy persona është shtënë me armë zjarri drejt një grupi personash. Gjatë të shtënave, A.M. (26) nga Shkupi është goditur me projektil, pas çka është transportuar me automjetin e Ndihmës së Shpejtë në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’, ku ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button