Bislimi pret drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit në Shkup, diskutojnë për sfidat në shërbimet shëndetësore

Zëvendësdrejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sedat Bislimi, ka zhvilluar takim me drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit në Shkup, Samir Iseni, ku është diskutuar për gjendjen aktuale në institucion, sfidat me të cilat përballen punonjësit dhe qytetarët, si dhe mundësitë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Përmes një njoftimi, Bislimi bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe për mënyrat e përmirësimit të funksionimit të sistemit shëndetësor dhe rritjen e efikasitetit të institucioneve.

“Sot pata kënaqësinë të mirëpres në takim drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit në Shkup, z. Samir Iseni”, ka shkruar Bislimi.

Ai theksoi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve është i rëndësishëm për ndërtimin e një sistemi shëndetësor më funksional dhe më të qasshëm për qytetarët.

“Diskutuam për gjendjen aktuale në institucion, sfidat me të cilat përballen punonjësit dhe qytetarët, si dhe për mundësitë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe funksionimit sa më efikas të sistemit”, thuhet në njoftimin e tij.

Sipas Bislimit, koordinimi dhe bashkëpunimi institucional janë thelbësorë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe për ta afruar sistemin shëndetësor më shumë me nevojat e qytetarëve.

“Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve është thelbësor për të ndërtuar një sistem shëndetësor më funksional, më të qasshëm dhe në shërbim të qytetarëve”, ka deklaruar ai.

Bislimi tha se Fondi për Sigurim Shëndetësor do të vazhdojë të mbështesë iniciativat që synojnë përmirësime konkrete në shëndetësinë publike.

“Si Fond për Sigurim Shëndetësor, do të vazhdojmë të jemi të hapur për bashkëpunim dhe të mbështesim çdo iniciativë që sjell përmirësime konkrete në shëndetësinë publike”, theksoi Bislimi.

Në fund, ai përcolli mesazhin për angazhim të përbashkët në drejtim të përmirësimit të sistemit shëndetësor, duke e përmbyllur njoftimin me moton: “Bashkë për një shëndetësi më të mirë dhe më afër qytetarit”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button